E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e qeverisë, emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe posteve të zëvendësministrave.

Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ndërsa në këtë post është emëruar Ina Zeqaj.

Ndryshim ka pasur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›