E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e zgjeruar/ Ndryshon vendtakimi me drejtuesit politikë dhe ministrat e qeverisë

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Kjo konfirmohet nga burime në PS. Me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›