E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbledhja maratonë e qeverisë/ Sot dita e dytë e “llogaridhënies” së ministrave përpara Ramës

Mbledhja maratone e qeverise vijon analizat dhe diskutimet ne diten e dyte.

Pas dyerve te mbylluara ne nje nga hotelet e tepelenes ministrat, zevendesit e tyre dhe drejtues te institucioneve kryesore do te paraqesin planet e tyre per gjashte muajt e ardhshem.

Nga fotot e publikuara nga kryeministri Rama nga dita e pare e mbledhjes verehet se pjese e diskutimeve ka qene nje nga problemet me shqetesuese mungesa e fuqise punetore dhe plakja e popullsise.

Perdorimi i inteligjences artificiale duket se do te jete angazhimi me i ri i qeverise ne shfrytezimin e saj per çeshtje qe lidhen me sistemin tatimor,  drejtesine dhe sherbimet online.

Digjitalizimi mbetet nje nga prioritetet e qeverise ne kete mandat te trete. Nga fotot e publikuara ne facebook-un  e Rames duket se ai do te perhapet ne te gjitha ministrite dhe ne institucionet e varesise.

Ne mbyllje te dites se dyte dhe te fundit te mbledhjes se qeverise ne Tepelene, mbetet per tu pare nese kryeministri Rama do te beje publike objektivat per gjashte muajt e ardhshem.

Ai ka folur per nje sezon qeverises reformues duke dhene sinjalin se ne shtator mund te kete ndryshime ne kabinet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›