Mbledhja në OKB, ambasadorja e Britanisë: Irani të bashkëpunojë plotësisht me mbikëqyrësin bërthamor: Palët të kthehen në tryezën e negociatave

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB mbajti fjalën në Këshillin e Sigurimit në takimin në Nju Jork për konfliktet në Lindjen e Mesme.
Barbara Woodward tha se ky është një “moment vendimtar” për Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk mori pjesë në sulmet e SHBA-ve dhe të Izraelit ndaj Iranit.
“Ne i bëjmë thirrje Iranit tani të tregojë përmbajtje dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të kthehen në tryezën e negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje diplomatike, e cila ndalon përshkallëzimin e mëtejshëm dhe i jep fund kësaj krize”, theksoi përfaqësuesja britanike.
Woodward i bën thirrje gjithashtu Teheranit të “bashkëpunojë plotësisht” me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Gjithashtu mësohet se kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka biseduar sot me Trumpin në mbrëmje.
Downing Street, informon se, të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe “përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare”.
Ata diskutuan gjithashtu nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur”.
/rtsh.al/