Mbledhja tek ‘Etika’, Vokshi-Manjës: Të erdhi mesazhi nga Rama?! Bardhi: Na keni quajtur grup kriminal, harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë: “Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh?”
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh opozita po përjashtohet pa arsye.
“Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.