E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet KQZ zgjidhet nenkryetari

Shtatë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilluan mbledhjen e tyre të parë.Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja Lefterije Lleshi tha se është e vendosur të dëgjojë me vëmendje optikën e anëtarëve në frymën e një skuadre, në mënyrë që vendimmarrja të kreditohet pozitivisht si nga vendorët dhe ndërkombëtarët.

Zonja Lleshi theksoi se puna e saj do të udhëhiqet nga adresimi i ligjit dhe nënshtrimi sipas ligjit.Me 6 vota pro Denar Biba është zgjedhur nënkryetar i KQZ-së.

KQZ-ja shqyrtoi kërkesën e PS për zëvëndësimin e mandatit të lënë nga Andis Harasani duke miratuar unanimisht dhënien e mandatit pasues në listë  Auron Tares.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›