Mblidhet Këshilli Bashkiak, Basha: Masë për kazinotë

Mblidhet sot këshilli bashkiak i Tiranës ku do të paraqitet edhe vendosja e një takse të përkohshme për lojërat e fatit.
Njoftimi është bërë nga kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë prezantimit të planit urbanistik të kryeqytetit.
“Sot në këshillin bashkiak të Tiranës do të propozojë një masë për një problem social për shpërndarjen e kazinove dhe për përqëndrimin e tyre në një zonë të vetme. Kjo është një nga masat e shumta që mund të zbatohen vetëm nëse do të ketë një vizon që shkon përtej vullnetit plolitik dhe është një plan i mirë menduar” tha Basha.
Vendosja e një takse të përkohshme për lojërat e fatit do të bëjë të mundur nxitjen e zhvendosjes së këtij aktiviteti në Uzinën e Ndërtimit të automjeteve, ish Uzina e Autotraktoreve në Shkozë.
Ndërkohë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës do të shqyrtohen edhe projekt vendime të tjera të rëndësishme.