E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, mungon opozita

Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot në ambjentet e kryesisë të Parlamentit.

Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, dhe drejtuesi i komisionit Fatmir Xhafa, ndërkohë që u vu re mungesa e përfaqësuesve të opozitës.

Në mbledhje iu bë ftesë ekspertëve më të mirë të fushës të bëhen pjesë e diskutimit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Xhafa tha se dispononin një rrjet konsultimi prej 1000 ekspertësh nga Gjykata e Lartë dhe Presidenca.

Komisioni miratoi një projekt-vendim për draft, si dhe kalendarin e punimeve të tij për periudhën Janar-Mars.

Bëhet e ditur se të martën vjen në Tiranë presidenti i Komisionit të Venecias.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›