Mblidhet PS e Tiranes per zgjedhjet e 23 qershorit

Dega e Partisë Socialiste e Tiranës, ka organizuar një takim me të zgjedhur në pushtetin vendor, për të diskutuar mbi përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i degës, Saimir Tahiri, deklaroi se socialistët e Tiranës kanë hyrë në fushatë elektorale. Ai bëri me dije se po ngrihen shtabet elektorale në çdo Qendër Votimi.
Tahiri është fokusuar edhe mbi problematikat, që sipas tij po përballen e qytetarët në kryeqytet. Kreu i socialistëve të Tiranës, deklaroi se në 1 vit e gjysmë të drejtimit të Bashkisë nga Lulzim Basha, jeta e qytetarëve të Tiranës është vështirësuar.
Gjatë këtij takimi, kryetari i grupit të Punës për Infrastrukturën në Partinë Socialiste, Artan Lame, tha se Bashkia e Tiranës ka gënjyer mbi planin e ri urbanistik. Sipas Lames ky është një plan që zhduk tërësisht zonat e gjelbra nga kryeqyteti.