Mblidhet grupi parlamentar i PS-së

Pak orë para se deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend në selinë rozë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të përcaktojë kreun e grupit të PS-së. Njëherësh në këtë mbledhje do të caktohet edhe përfaqësia në komisionet e ndryshme të Kuvendit të Shqipërisë.
64 deputetët e PS-së do të hyjnë sot në Kuvendin e Shqipërisë, pas 6 muajsh bojkot që nga zgjedhjet e 28 qershorit. Deputetët socialistë do të bëjnë sot betimin , por njëherësh do të paraqesin edhe një projektligj për hapjen e kutive.