E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhen detaje nga diskutimet

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në qendër të diskutimeve ishte analiza e ecurisë së Komisioneve Parlamentare dhe përgatitja për seancën plenare të datës 12 dhjetor 2024.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e grupit vlerësuan punën e bërë deri më tani në komisione, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe prioritetet për javët e ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te shqyrtimi i rendit të ditës për seancën plenare te radhës.

Mazhoranca konfirmoi angazhimin për të siguruar një proces efikas në Kuvend dhe për të adresuar tema me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

/S.T

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›