E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet komisioni i reformes zgjedhore

Komisioni parlamentar i ngritur për reformën zgjedhore, u mblodh në orët e pasdites së enjte për të shqyrtuar kërkesat dhe sugjerimet e shoqatave të grave.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Shoqatës së Gruas që kërkuan që një në tre kandidatë në listën emërore për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të jetë femër, ashtu sikundër rekomandon edhe OSBE/ODIHR.

Shoqata e Gruas kërkoi që kjo të sanksionohet në Kodin Zgjedhor dhe që të parashikohen penalizime për të gjitha subjektet politike që nuk e zbatojnë këtë kriter.

Komisioni mori dhe dëgjoi sugjerimet e Shoqatës, të cilat pritet t’i vendosë në rendin e diskutimit në mbledhjet e ardhshme. Reforma zgjedhore
Milo: PS mbështet kerkesat e partive te vogla
Zgjedhjet, ndihmë nga ODIHR
Reforma zgjedhore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›