Mbremje e vecante per dramen shqipe
Një mbrëmjë e veçantë në skenën e “Metropolit” i është kushtuar dramës shqipe. Në një dialog mes fjalës së aktorit dhe tingullit të pianos live u prezantuan çaste nëpërmjet një leximi interpretativ nga monodrama e Ferdinand Hysit, " Qen bir…i një qeni", me lojën e Pjerin Vlashit dhe pianistes, Milen Nikolla. Pas këtij prezantimi. Kjo mbrëmjë erdhi nën regjinë e Sonila Kapidani e cila prej vitesh në repertorin e saj lëvron dramën shqipe. Sipas saj, dramaturgjia shqip të jep mundësi të jesh edhe shumë kontemporan.
Qëllimi kryesor i kësaj shfaqje ishte i bazuar në dy shtylla të rëndësishme: zhvillimet e dramaturgjisë shqipe në këto vite kërkojnë që ne të mos e mohojmë atë; promovimi i dramaturgjisë shqipe është detyrë dhe nevojë e çdo artisti për prezantimin e identitetit tonë artistik edhe jashtë Shqipërisë.