E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmje historike për Lautaro Martinez, ngjitet në podin e shënuesve më të mirë të Interit

Lautaro Martinez në histori. Me golin e shënuar ndaj Sassuolo në “Mapei Stadium”, kapiteni i Interit ka arritur Roberto Boninsegna në klasifikimin “all-time” të shënuesve me fanellën zikaltër.

Sulmuesi argjentinas kapi shifrën e 171 golave në total me Interin. “E rëndësishme është gjithmonë të arrijmë objektivat kolektivë. Është një arritje e rëndësishme për ne dhe për gjithë atë që kam vuajtur që kur kam qenë i vogël, – ka thënë Martinez pas ndeshjes, – për të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time”.

Klasifikimi i shënuesve më të mirë të Interit

1.Giuseppe Meazza: 284 gola

2.Alessandro Altobelli: 209 gola

3.Lautaro Martinez dhe Roberto Boninsegna: 171 gola

5.Sandro Mazzola: 161 gola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›