E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbretëresha Elisabeth pret presidentin Biden për çaj

Në fund të samitit të vendeve të G7, Mbretëresha Elisabeth priti presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bide në kështjellën e Windsor.

I pritur me një ceremoni të lartë zyrtare, Biden dhe bashkëshortja e tij, u ftuan nga mbretëresha të hyjnë në kështjellë për të pirë së bashku një filxhan çaj.

Në 69 vjet mbretërim Elisabetha i ka takuar të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara me përjashtim në Lyndon Johnson./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›