Mbretëresha e Britanisë së Madhe me syze 3D

Sikur jubileu i saj i diamanteve, qendërimi i saj prej James Bondi në lojërat olimpike verës dhe lajmin për fëmijën e Princit William dhe Kate të mos mjaftonin, Mbretëresha Elizabeth ka vendos ta përmbyll këtë vitë special me syzet e saj 3D të cilat i përdori për fjalimin e saj të përvitshëm.
Syzet janë të mbuluara me gurë të çmuar Swarovski dhe janë të njejtat që Mbretëresha ka përdorë edhe disa vite më parë në Kanada kur shikoi një film në 3D.
“Ne donim të bënim diçka ndryshe dhe speciale në këtë Jubile, prandaj e kemi mundësuar që fjalimi i mbretëreshës të ndiqet me syze 3D, pasi që teknogjia ka përparuar”, tha zëdhënësi i mbretërisë. /Indeksonline/