E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha e Holandës abdikon nga froni

Gazeta Shqip

Ceremonia

Beatrix i dorëzon fronin djalit të vet, princit Willem-Alexander, i pari mbret në një shekull

monarku i ri i hollandesMbretëresha 75-vjeçare e Holandës, Beatrix, firmosi dje aktin e abdikimit në favor të të birit, pasi ka qëndruar në fron për 33 vjet. Willem-Alexander u bë mbreti i parë i vendit që nga viti 1890.

Një turmë e madhe njerëzish të veshur me ngjyra kombëtare festuan në rrugët e Amsterdamit për të respektuar mbretëreshën popullore, e cila vijoi traditën holandeze të kalimit të përgjegjësisë te gjenerata e re.

Mbretëresha e pati njoftuar synimin e saj për tu tërhequr në janar, duke thënë se djali i saj qe gati të mbretëronte dhe se qe koha që froni të mbahej nga një gjeneratë e re.

hollanda mbreteresha

Ajo kreu transferimin formal dje me një ceremoni të shkurtër në Pallatin Mbretëror, duke nënshkruar deklaratën që thotë: Unë deklaroj se heq dorë nga monarkia e Mbretërisë së Holandës dhe se monarkia nga ky moment i transferohet djalit tim të madh dhe trashëgimtarit Willem-Alexander, Princi i Orange, në përputhje me statutet dhe me Kushtetutën e Mbretërisë së Holandës.

Pati përshëndetje të mëdha nga turma jashtë, që e ndiqte ceremoninë në një ekran gjigant, ndërsa ajo, princi dhe bashkëshortja e princit Maxima një bankiere investimesh 41 vjeç e lindur në Argjentinë, nënshkruan aktin.

Pas ceremonisë të tre dolën në një ballkon mbi shesh. Mbretëresha qe dukshëm e emocionuar. Ajo do të njihet tashmë si Princesha Beatrix. Jam e lumtur dhe mirënjohëse tju prezantoj mbretin tuaj të ri Willem-Alexander.

Mbreti falënderoi nënën e tij për 33 vite të gjalla dhe interesante, duke thënë se ai, populli dhe holandezët në territoret e përtej detit qenë shumë mirënjohës.

Vajza e madhe e çiftit mbretëror 9-vjeçarja Catharina-Amalia, u bë Princesha Orange dhe tashmë është e para në linjën e fronit. Familjet mbretërore nga e gjithë Europa janë mbledhur në Holandë për të marrë pjesë në ceremoni.

Familja mbretërore e Holandës është shumë popullore në vendin e vet në krahasim me familjet mbretërore në vende të tjera. Maxima i ka dhënë një gjallëri të re fronit duke fituar zemrat e popullatës.

Mbretëresha Beatrix është monarkja e gjashtë e Shtëpisë Orange-Nasau, që e ka sunduar Holandën që nga fillimi i shekullit të 19. Sipas ligjit holandez, monarkia ka pak pushtet dhe vetëm përfaqësi politike. Mbreti Willem-Alexander do të jetë mbret jo vetëm i Holandës, por edhe i territoreve holandeze në Karaibe, Kurakao, Aruba dhe Saint Maarten.

Mbretëresha e Holandës abdikon nga froni burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›