E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbretëresha e re e modës (FOTO)

Gjatë vitit 2012, ishte një emër i ri, Kate Upton, ajo që spostoi nga altari i famës së modës të dashurën e Cristiano Ronaldos, rusen Irina Shayk. 

E ardhur si një prurje e re, 20-vjeçarja njohu suksesin e saj më të madh, duke i rrëmbyer rivales së saj shumë koopertina revistash.

Megjithatë, në një botë të etur për fytyra të reja si ajo e modës, edhe mbretërimi i Kate Upton duket se do të jetë i shkurtër.Hannas Davis, e dashura e një prej bejsbollistëve më të famshëm amerikanë, lojtarit të New York Yankees, Derek Jeter, është shndërruar në magnetin e ri të vëmendjes së linjave të veshjeve intime.

22-vjeçarja, këtë javë figuroi në koopertinën e Ocean Drive dhe kandidohet fuqishëm për tu shndërruar në vajzën koopertinë edhe të së mirënjohurës Sports Illustrated për 2013-n.Në çdo rast, e sigurt është se shkallët e karrierës, për amerikanen Davis janë të gjitha vetëm për tu ngjitur,transmeton “Tch”.  P.K

1

2

3

5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›