E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Njoftohen familjarët dhe kryeministrja e Anglisë

Mbretëresha Elizabet po mbahet nën mbikqyrje mjekësorë në pallatin Balmoral pasi mjekët u shprehën të shetësuar për shëndetin e saj.

Pas vlerësimit, mëngjesin e kësaj të enjte mjekët kanë rekomanduar që të mbahet nën mbikqyrje intensive.

Mediat britanike raportojnë se Princi Charles, Camilla dhe Duka i Kembrixhit ndodhen pran saj.

Në Balmoral ka udhëtuar edhe Dukesha e Cornwall-it.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss e cila mori bekimin e Mbretëreshës vetëm dy ditë më parë.

“ I gjithë populli britanik është i shqetësuar për këtë lajm. Mendimet tona janë me Mbretëreshën”– është shprehur Truss.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›