Mbreti Charles merr pjesë në shërbimin tradicional të Pashkëve, dalja e parë pas diagnostifikimit me kancer

Mbreti Charles III ka marrë pjesë sot (31 mars) në Meshën Anglikane të Pashkëve në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
Kjo është dalje e tij e parë publike dy muaj pasi u diagnostikua me kancer.
Ai u shoqërua nga gruaja e tij, mbretëresha Camilla.
Si kulturë, familja e madhe mbretërore mblidhet për Pashkë në Kështjellën Windsor përpara se të shkojnë së bashku në kishë.
Charles po trajtohet për kancer, por vazhdon të drejtojë punët e shtetit dhe tashmë është fotografuar duke e bërë këtë./CNN
/rtsh.al/