E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbreti Charles takim me ambasadorin e Shqipërisë Uran Ferizi. Zbulon çfarë u bisedua

Në pallatin mbretëror Buckingham Palace, Mbreti Charles ka pritur në një takim privat ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Dr. Uran Ferizi.

Kjo foto ekskluzive e Top Channel është marrë në momentin kur ambasadori vendit tonë paraqiti letrat kredenciale.

Pati një vonesë për realizimin e dorëzimit të kredencialeve pasi Mbreti Charles u diagnostikua me kancer në prostatë disa muaj më parë e si pasojë minimizoi angazhimet publike.

I pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu se cfarë bisedoi me Monarkun Britanik ambasadori Uran Ferizi tha:

“Mbreti Charles me lavëderoi për arritjet akademike. I thashë mbretit qe përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos mëshumë. I tregojmë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai te vizitoje Shqiperine. U tregua shume entuziast, sidomos per te vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare” u shpreh ambasadori Shqipërisë Uran Ferizi./tch

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›