Mbreti i Youtube
Këngëtari jugkorean, Psy, vazhdon të jetë ‘mbret’ kur është fjala për shikime në YouTube.
Videoklipi i këngës së tij më të fundit, “Gentleman”, ka kaluar shifrën prej 400 milionë shikimesh në shërbimin e shpërndarjes së videove në internet, YouTube (aktualisht numëron afro 413 milionë shikime).
“Gentleman” është bërë videoja e 16-të më e shikuar ndonjëherë në sajtin që është në pronësi të Google, ndërsa mega hiti i tij, “Gangnam Style”, vazhdon të kryesojë me afro 1.65 miliard shikime.

