E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkëlqen në miqësore, Pilo shënon 2 gola

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, ka shënuar 2 gola me fanellën e AEK-ut të Athinës në miqësoren e fituar me rezultatin 3-0 ndaj St.Truiden.

25-vjeçari shqiptar zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 18-të shënoi edhe golin e dytë personal.

Titullar me fanellën e AEK-ut në këtë miqësore ishte edhe portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›