Mbrojtja e Evropës përballë kërcënimeve ruse – NATO, e përkushtuar ndaj angazhimit në Ballkanin Perëndimor

Që prej luftës së ftohtë, në kontinentin e vjetër, nuk janë dislokuar armë të fuqishme amerikane, siç janë raketat me reze të gjatë veprimi, dhe një hap i tillë, sipas dy vendeve, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, synon mbrojtjen e Evropës përballë kërcënimeve ruse në rritje.
Në deklaratën e përbashkët të krerëve të shteteve që marrin pjesë në takimin Organizatës së traktatit të Atlantikut të Veriut, në Uashington, flitet edhe për Ballkanin perëndimor dhe rajonet e detit të zi, që kanë një rëndësi strategjike për aleancën dhe vetë NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tyre. Në pikën për Ballkanin, deklarata thekson gjithashtu rëndësinë edhe të vlerave demokratike, shtetin e së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.
“Mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, përfshirë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë të udhëhequra nga NATO”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
/RTSH/