E Premte, 6 Nëntor 2026

Mbrojtja e Krasniqit: Prokuroria po anashkalon mbështetjen e NATO-s në Kosovë

Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, e cila insiston se UÇK ka pasur një plan të përbashkët kriminal.

Avokatja thekson se Prokuroria po anashkalon mbështjejn e NATO-s në Kosovë.

“Provat e ZPS-së nuk e lidhin Krasniqin me krimet e pretenduara.

Prokuroria injoron faktet për fillimin dhe fundin e sulmin e armatosur.

Prokuroria anashkalon mbështjejn e NATO-s në Kosovë.

Prokuroria pretendon që kishte një plan të përbashkët kriminal.

Kjo do të thotë që NATO po mbështeste një ngjarje kriminale, kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›