Mbulohet nga mjegulla një pjesë e Rrugës së Arbrit, vështirësi në qarkullim

Segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë është përfshirë nga një mjegull e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar.
Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh. /vizionplus.tv