E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen pa sukses perpjekjet per zgjidhjen e krizes ne Egjipt

Presidenca egjiptiane ka thënë se përpjekjet e ndërkombëtareve per ti dhee fund krizës politike, u permbyllen pa rezultat, ndersa ka fajesuar per deshtimin Vëllazërinë Myslimane.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, presidenca ka thënë se përpjekjet e perëndimit dhe vendeve arabe që filluan para dhjetë ditësh per ndermjetesim ne zghjidhjen e krizes kanë “përfunduar t” pa ndonje rezultat konkret.

Deklarata është bërë pas përpjekjeve të ndërmjetësve të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe rajonit të Gjirit për t’i dhënë fund krizës në mes të qeverisë që është provokuar nga ushtria dhe përkrahësve te Muhammed Morsit, ish-presidentit egjiptian tashme te larguar.

Autoritetet egjiptiane kanë arritur te planifikojne rrugen qe do te ndjekin per te ndalur protestat e vazhdueshme te përkrahësve të Morsit në Kajro.

Përfaërsisht 300 persona janë vrarë gjatë dhunës që shpërtheu ne Egjipt, qe kur Morsi është rrezuar nga nga pushteti më 3 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›