E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet Java e 4-t e Superiores, Elbasani fiton ndaj Egnatias

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Ndeshja AF Elbasani-Egnatia mbylli sot Javën e 4-t të kategorisë “Abissnet Superiore”, me fitoren e verdhebluve që triumfuan 2-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele në “Elbasan Arena”.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1.

E shtuna solli një tjetër derbi të kryeqytetit, me Dinamo City që triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.

Pas katër javëve të para, kampionati kryesohet nga Teuta me 10 pikë, e ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo City me një pikë më pak. Laçi mban vendin e katërt, teksa AF Elbasani me Tiranën plotësojnë gjashtëshen e parë.

Për sa i përket zonës së ftohtë, renditja mbyllen nga Vllaznia dhe Skënderbeu me 2 pikë, teksa në pozita të vështira ndodhet edhe Vora me 3 pikë dhe Partizani me 4 pikë, që ndan të njëjtën kuotë me Tiranën e vendit të gjashtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›