E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet Porta 4, ndërpriten shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës

Janë ndërprerë shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës, pasi prurjet e ujit kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Nga HEC-i bëjnë me dije se Porta 4, nga e cila kryheshin shkarkimet, është mbyllur plotësisht.

Sipas të dhënave, në orën 13:00 prurjet në Fierzë ranë në 450 metra kub për sekondë. Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ndodhet në kuotën 292.6 metra, ndërkohë që kapaciteti maksimal i lejuar është 296 metra.

Mbyllja e portës është bërë si pasojë e rënies së prurjeve anësore, çka ka bërë të panevojshme vijimin e shkarkimeve.

Si rezultat, pritet që të ulen edhe shkarkimet në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës në orët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›