Mbyllet çështja e djegies së “Koha Jonë”, Lesi: Gjykata shkeli ligjin

Ish-botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi ka reaguar sot për mbylljen e çështjes së djegies së redaksisë së kësaj gazete në vitin 1997.
Në një prononcim për mediat, Lesi ka theksuar se Gjykata nuk ka zbatuar ligjin duke pushuar çështjen ndërsa ka shtuar se do të ndjek rrugë të tjera ligjore duke e ankimuar çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, atë të Apelit por edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Ndërsa ka akuzuar një prej gjyqtarëve të çështjes që sipas tij i ka kërkuar favore, Lesi ka theksuar se do t`i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për relatorin e çështjes.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen për djegjen e gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997 me arsyetimin se kanë kaluar afatet.