E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet festivali folklorik tipologjik-Ansambli ”Mirdita” në vendin e parë me çmimin ‘Ndue Shyti’

Ka mbyllur siparin edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë i cili u organizua në Lezhë. Në natën e dytë të këtij eventi përformuan 9 grupe artistike, të cilët shpalosën vlerat folklorike të zonave të tyre.

Rapsodët dhe instrumentistet pjesëmarrës thonë se veprimtari të tilla janë mënyra më e mirë e ruajtjes dhe përçimit të traditës folklorike të vendit tonë.

Studiuesi i folklorit, Agron Xhagolli tha se pjesë e këtij festivali u bënë dhe shumë të rinj, çka tregon se tradita do të vijojë edhe në ardhmen.

Juria e përbërë nga Pellumb Vorpsi, Gjon Frroku dhe Agron Xhagolli vlerësoi me çmimin “Ndue Shyti” ansamblin “Mirdita” Mjeshtër i Madh, orkestrinën popullore Pukë me çmimin “Dervish Shaqja”, ndërsa çmimin “Gjok Nonaj” e mori grupi i rapsodëve të Dibrës.

Në edicionin e 13 të Festivalit Folklorik Tipologjik të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë morën pjesë 18 grupe artistike nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›