E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet hetimi, Mubarak nuk ka prona në Shqipëri

Asnjë nga 125 emrat e dërguar nga Egjipti për t’u verifikuar nga Prokuroria shqiptare nëse kanë apo jo pasuri, aksione, ose obligacione nuk rezulton të ketë investuar në Shqipëri.Një burim i Top Channel pohoi se në këtë mënyrë është mbyllur procesi i verifikimit për llogari të Prokurorisë egjiptiane dhe rezulton se të gjitha bankat, Agjencitë e Transfertave Bankare, Zyra e Regjistrimit të Transfertave Bankare, Zyra e Regjistrimit të Pasurive, Tatim-Taksat dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, në përfundim të inventarizimit të emrave, ku kryeson ish-presidenti Hysni Mubarak i kanë kthyer përgjigje negative organit të hetimit.

Pas një vendimi të Gjykatës Penale për ekzekutim letër-porosie, prokurorët verifikuan gjatë këtyre muajve për pasuri të mundshme të investuara në Shqipëri nga ish-presidenti Hosni Mubarak, bashkëshortja e tij, djemtë apo edhe rrethi i ngushtë i ish-zyrtarit të lartë egjiptian.

Pas kësaj përgjigjeje, vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës që kërkon ngrirje të menjëhershme të këtyre pasurive në rast se konstatoheshin të tilla bie poshtë dhe duke e vënë Prokurorinë në pozitat për t’ju përgjigjur letër-porosisë së Prokurorit të Përgjithshëm egjiptian që e nxjerr Shqipërinë nga lista e vendeve, ku mund të ishin transferuar llogaritë e supozuara. Në listën që u verifikuan në Shqipëri është edhe emri i ish-ministrit të Financave, ish-ministrit të Brendshëm, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe personave të bashkëlidhur me ta.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›