E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbyllet java e 26-të e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu mund Egnatian, Teuta triumfon ndaj Tiranës

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin ditën e shtunë me ndeshjet Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia.

Kampionët në fuqi të Egnatias u mposhtën në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja Teuta – Tirana në “Niko Dovana” u mbyll me fitoren e durrsakëve 2-1.

Të shtunën u luajtën tri ndeshjet e tjera të javës së 26-të.

Dinamo City u rikthye te fitorja, pasi triumfoi ndaj Laçit në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0.

Bylis arriti të triumfonte të premten me përmbysje në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit, duke fituar 3-2.

Po kështu edhe takimi tjetër i së premtes, ai mes Vllaznisë – AF Elbasanit, luajtur në “Loro Boriçi”, u mbyll në barazim 1-1.

Rezultatet e javës së 26-të të Abissnet Superiore:

Dinamo City –  Laçi 2-0

Partizani – Bylis 2-3

Vllaznia – AF Elbasani 1-1

Skënderbeu – Egnatia 1-0

Teuta – Tirana 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›