E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet komisioni i Ligjeve, Rusmajli:Uroj të gjithë të jeni në lista

TIRANE - Përfundon puna në komisionet parlamentare për këtë legjislaturë. Njoftimi u bë sot paradite nga kreu i Ligjeve, Rusmajli në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.

Në mbledhjen e fundit të Kom.Ligjeve miratoi një hua 65 mln USD , ndërsa nga opozita ishin të pranishëm vetëm 2 deputetë.

“U jam mirënjohës kolegeve pavarësisht debateve. Ky komision do mbetet gjatë në kujtesë. Prej shumë kohësh kanë qenë miratimi i tre ligjeve. Ne si trupë pozite-opozite i kemi plotësuar detyrat tona. Uroj të jeni të gjithë në lista edhe pse nuk është në dorën time. Sa i takon Ligorit e cila për arsyet e veta është larguar nga politika, i uroj punë të mbare në punën e avokatit ”- tha Rusmaili duke falënderuar dhe nënkryetarin dhe sekretarin e këtij komisioni.

Seanca e fundit plenare e kësaj legjislature pritet tw jetw më 25 Maj

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›