E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet përkohësisht Ambasada e Izraelit në Tiranë

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme për shkak të zhvillimeve të fundit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bëri të ditur se rihapja e saj do të varet nga ecuria e situatës.

Për çështje urgjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencës të ambasadës.

“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj. Do të publikojmë njoftime të tjera sipas nevojës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›