E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbyllet protesta e opozitës, u hodhën molotovë e vezë drejt godinës së Bashkisë së Tiranës

Opozita u ngrit sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës me të njëjtën kërkesë, dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo ishte protesta e 13 e opozitës, ndërsa zgjati më pak se një orë për shkak të temperaturave shumë të larta.

Sikurse edhe në tubimet e mëparshme, edhe këtë të premte (21 qershor) nuk munguan tensionet dhe incidente.  Protestuesit hodhën molotovë dhe vezë në drejtim të godinës së bashkisë.

Opozita nisi protestat duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt, pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe  për çështjen e inceneratorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›