E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet protesta para Kuvendit, protestuesit mblidhen tek Komisariati Nr.1: Të lirohen të ndaluarit

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Qytetarët kanë nisur sot protestën e radhës para Kuvendit, para nisjes së seancës plenare në orën 10:00.

Protesta, e cila nisi me synimin për të kundërshtuar investimin në Zvërnec, tashmë ka parashtruar edhe kërkesa politike, si dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe klasës politike aktuale dhe sot numëron 58-të ditë nga nisja e saj.

Ndërkohë, Policia ka marrë masat duke vendosur perimetër sigurie përreth Parlamentit, duke ndaluar kalimin e makinave dhe lëvizjen e qytetarëve nga qendra tregtare “Toptani” deri te rruga e “Elbasanit”.

Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.”

Ndërkohë që në Kuvend ka nisur hyrja e deputetëve, protestuesit u zhvendosën nga zona qendrës tregtare “Toptani”, në zonën përpara Ministrisë së Brendshme duke bllokuar kalimin e automjeteve, ndërsa  më pas u ndalën tek unaza pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Një grup protestuesish kanë hedhur domate, vezë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të rendit. Një prej tyre ka tentuar të çajë kordonin e policisë në rrugën e Elbasanit, ndërkohë që është shoqëruar nga efektivët e Policisë.  Po ashtu, nga forcat e Policisë u shoqërua edhe një nga organizatorët e protestës, Arben Kola.

Qytetarët, pas marshimit në disa akse të qytetit, dhe vendosjes në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar drejt komisariatit Nr.1, aty ku edhe po mbahen protestuesit e ndaluar ditën e sotme, ndërsa kanë kërkuar dhe lirimin e tyre.

I pari protestues i cili u lirua ishte Arben Kola, i cili është edhe anëtari i grupit organizator të protestës.

Protesta para Kuvendit, Foto; Andrin Hoxha 1 nga 23

/e.i/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›