E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbyllet rituali i haxhit/ Rreth 2.5 milionë pelegrinë mbushin xhaminë e shenjtë në Mekë

Në vendin më të shenjtë për besimtarët myslimanë, në Mekë, rreth 2.5 milionë burra e gra nga e gjithë bota u mblodhën për të finalizuar haxhin, një ritual që shënon edhe ditën e parë të Kurban Bajramit.

Pelegrinët myslimanë nisën grumbullimin që një ditë më parë në malin Arafat në Arabinë Saudite, ku profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit.

Sipas autoriteteve saudite, ky është pelegrinazhi më i madh pas viteve të pandemisë, kur nuk u lejua pjesëmarrja e lartë për shkak të kufizimeve shëndetësore.

Besimtarët myslimanë në vendet e lindjes si Arabia Palestina, Egjipti, India e nisën ditën me faljen e namazit të bajramit dhe flijimin e kurbanit të përzgjedhur prej tyre. Festimet pasohen me drekën e bajramit dhe vizitat familjare.

Kurban bajrami është kremtuar edhe në shumë vende europiane dhe SHBA, ku besimtarët iu janë drejtuar shesheve kryesore, xhamive dhe kanë shkëmbyer urime me njëri-tjetrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›