Mbyllet shkolla e Gjurgjevikut
Për shkak të numrit të vogël të nxënësve është mbyllur shkolla në fshatin Gjurgjevik të Vogël, e cila u ndërtua me kontributin e banoreve të këtij fshati dhe ndihmën e Caritasit italian.
Në këtë shkollë, mësimet i ndiqnin vetëm 15 nxënës, ndërkaq procesi mësimor zhvillohej me paralele të kombinuara.
Sipas zyrtarëve të Drejtorisë komunalë të Arsimit në Klinë, një gjë e tillë pamundëson mësimin cilësor, prandaj është paraparë që të gjinden zgjidhje në shkollat amë.
Mbylljen e shkollës e kanë kundërshtuar banorët e fshatit, të cilët thonë se nuk do të lejojnë që shkolla të mbyllej dhe fëmijët e tyre do ta ndërprisnin shkollimin, në pamundësi për të paguar transportin e tyre.