E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e TC A krahas hapjes së TC të ri

Kosova ka nevojë për energji, mbi të gjitha Kosova ka nevojë për shëndet. Për këtë arsye Qeveria ka dhënë limit kohor fundin e vitit 2017 për mbylljen e “TC Kosova A”, të cilin e ka marrë si obligim në raport me BE-në, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente Beqaj i bëri gjatë vizitës së ekspozitës “Jeta pa Kosovën A” që është hapur Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe Joost Koorte, Zv.Drejtor i KE-së për Zgjerimin, Jan Peter Olters, drejor i Bankës Botërore për Kosovë, zyrtarë të Zyrës së KE-së në Prishtinë dhe zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me BE-në ka bërë edhe grupe punuese të cilat kanë një plan operativ, të cilat që nga tani fillojnë me përgatitjet teknike dhe ligjore për ta mundësuar mbylljen e “Kosovës A”.

“Aq shpejt sa do të ndërtojmë ne kapacitetin e ri, aq më shpejt do ta mbyllim “Kosovën A”. Obligimet që i kemi marrë nga KE nuk janë për shkak të KE-së, por ngritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të vendit. Andaj sa më shpejt të na përkrah KE dhe BB për t’i ndërtuar kapacitetet e reja aq më shpejt do të mbyllim ‘Kosovën A’, tha Beqaj.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›