E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Akt anticensure

TIRANË, 15 mars/ATSH/Kreu i PD, Sali Berisha u pyet sonte nga gazetarët lidhur me mbylljen e  Zërit të Amerikës.

Berisha tha se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.

:Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.
Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA. Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale. Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt, u shpreh Berisha pas përfundimit të protestës së mbajtur kundër mbylljes së TikTok.

Sipas tij, ky vendim nuk ka të bëjë me censurën.

“Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›