Mbyllja e aksesit në TikTok, Rama: Vendim i marrë në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në rrjetin social X, pas vendimit të qeverisë lidhur me mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës TikTok në Shqipëri.
Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.
“Ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shprehet Rama në postim.
/a.f//r.e/