Mbyllja e gares elektorale humbje e dyfishte per Ramen
Në krye të dy muajve, gara për bashkinë e Tiranës merr fund.
Kryeqyteti ka tashmë një kryetar të ri bashkie dhe ai është demokrati Lulzim Basha, me 93 vota më tepër se rivali tij Edi Rama.
Votat e qytetarëve u numëruan dhe sistemi i ankesave funksionoi duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë proces, që i shkaktoi humbje të dyfishte Edi Ramës në garën e tij të katërt për kreun e bashkisë, por edhe si humbje politike për një kryetar opozite.
Kolegji i tha dy herë “Jo” gjate kësaj të premteje mundësisë për të përsëritur zgjedhjet në Tiranë duke rrëzuar fillimisht kërkesën e Partisë Socialiste.
Dhe vetëm pak orë më vonë, kërkesën e aleates së socialistëve, Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve.
Në seancën e dytë, Partia Socialiste si palë e interesuar nuk mori pjesë ndërsa Partia Demokratike vijoi të përfaqësohej nga Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.
Sipas Bylykbashit, procesi zgjedhor për pushtetin vendor i mbajtur me 8 maj ishte më I miri që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, edhe pse pati një vonesë për daljen e rezultatit të Tiranës, u faktua funksionimi i shtetit ligjor, duke çuar në një fitore të kopsitur të Lulzim Bashës nga çdo pikëpamje.