E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllja e hapësirës ajrore të Venezuelës, Ministria e Jashtme e Venezuelës: Agresion i paligjshëm

Venezuela ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump që u shpreh se hapësira ajrore rreth saj duhet të konsiderohet e mbyllur. Ministria e jashtme e vendit të Amerikës jugore komentet e Trump i cilësoi një tjetër agresion ekstravagant, të paligjshëm dhe të pajustifikuar ndaj popullit të Venezuelës.

“SHBA nuk ka autoritet ligjor të mbyllë hapësirën ajrore të një vendi tjetër, dhe Trump po bën një kërcënim kolonialist”, theksohet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Venezuelës, ku gjithashtu i bëhet thirrje  komunitetit ndërkombëtar, qeverive të botës, OKB-së dhe shumë organizatave që të refuzojnë këtë akt imoral agresioni, siç shkruhet në deklaratë.

SHBA ndërkohë ka shtuar praninë ushtarake në atë rajon dhe ka ndërmarrë të paktën 21 sulme ajrore ndaj barkave që sipas autoriteteve amerikane transportojnë drogë, duke iu marrë jetën më shumë se 80 persona.

Uashingtoni nuk ka paraqitur ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij dhe presidenti venezuelian Nikolas Maduro, thotë se lëvizjet e SHBA-së synojnë ta rrezojnë nga pushteti.

Deklaratën adresuar të gjitha linjave ajrore, pilotëve, trafikantëve të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore që të konsiderojnë hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si të mbyllur, Trump e dha disa ditë pasi administrata federale e aviacionit paralajmëroi kompanitë ajrore për aktivitet të shtuar ushtarak në dhe rreth Venezuelës, çka çoi në pezullimin e shumë fluturimeve drejt atij vendi. 

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›