E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet 25-vjeçari në pishinën e Zllakuqanit të Klinës

Klinë, 27 korrik NOA  Pjesëtarët e Stacionit të Policisë në Klinë kanë pranuar informatën se në pishinën Euro-Park në Zllakuqan të Klinës është mbytur një 25 vjeçar.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë i tha agjencisë së lajmeve NOA se i riu nga fshati Vojnik i Skënderajt, ishte gjetur duke iu dhënë ndihma e parë nga një mjek, i cili ishte i pranishëm në pishinë.

Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku mjekët kanë konstatuar se viktima ka mbërritur pa shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›