E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet 50-vjeçari në Shkëmbin e Kavajës

Një 50-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, burri dyshohet se ka humbur jetën gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i dytë tragjik i mbytjes brenda pak ditësh në zonë.

Vetëm dy ditë më parë, një 11-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në det, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në plazhe gjatë sezonit veror. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›