Mbytet varka me emigrantë në brigjet greke, 4 të mbytur, dy prej tyre fëmijë

Një varkë me emigrantë është mbytur pranë brigjeve greke, pasi u përplas me disa shkëmbinj në ishullin Samos. Nga mbytja e varkës kanë humbur jetën 4 emigrantë, dy fëmije dhe dy gra.
Varka me emigrantë ishte nisur nga Turqia, ndërsa 16 emigrantë të tjerë mundën të dilnin të gjallë në bregdet.
Autoritete greke vijojnë kërkimet në det për të gjetur nëse ka të mbijetuar të tjerë, pasi është ende e paqartë se sa emigrantë udhëtonin në varkë.
/rtsh.al/