E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbytja e nëndetëses Titan, autoritetet kanadeze nisin dy hetime

Autoritetet kanadeze kanë nisur një hetim mbi aksidentin që përfshiu nëndetësen private Titan, e cila u zhduk pranë rrënojave të Titanikut në Atlantikun e Veriut të me 5 persona në bord.

Kërkime të tilla zakonisht zgjasin 18 deri në 24 muaj, por Byroja e Sigurisë së Transportit e Kanadasë do të përpiqet të lëvizë më shpejt për shkak se të gjithë, e veçanërisht familjarët po kërkojnë një përgjigje mbi atë që ka ndodhur.

Ndërkohë, një hetim i dytë i veçantë ka nisur edhe nga Policia Mbretërore Kanadeze. “Hetuesit kanë filluar të shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave në bordin e zhytësit”, tha një zyrtar.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka njoftuar se pesë personat në bordin e Titan, të dielën në Atlantik, humbën jetën kur nëndetësja shpërtheu. 

Pas më shumë se 4 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetjeve të nëndetëses.

Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit të lartë të oqeanit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›