E Shtunë, 31 Tetor 2026

McCain: Deshtimi ishte i imi

"Deshtimi ishte i imi dhe jo i juaji". Me keto fjale i eshte drejtuar mbeshtetesve republikane, John McCain, ne Phoenix te Arizones, duke pranuar humbjen ndaj rivalit demokrat Barack Obama.

McCain deklaroi se ka telefonuar Obamen per ta uruar per fitoren e tij ne zgjedhjet presidenciale.

"Kisha nderin ta telefonoja senator Obamen per ta uruar per fitoren. Te gjithe ne e duam presidentin tone te ri dhe do ta mbeshtesim ate ne punen e tij", u shpreh McCain, ndersa kete deklarate mbeshtetesit e tij e priten me vershellima.

CNN njofton se gjate telefonates se ngrohte qe paten dy rivalet, ka qene Obama ai qe ka ftuar McCain qe te dale i pari para mbeshtetesve te tij.

McCain ne daljen publike falenderoi te gjithe elektoratin republikan per mbeshtetjen, bashkepunetoren e tij ne kete fushate Sarah Palin dhe familjen per te gjithe suportin e treguar ne fushate.

"Kam besim ne punen e senatorit Obama dhe krahut te tij te djathte Joe Biden, te cilet do te na udheheqin keto kater vjet", u shpreh McCain.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›