E Hënë, 2 Nëntor 2026

McGonigal nuk i zgjidh dot problemet e Berishës/ Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të një investigimi të ri lidhur me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se PD po përdor raportin për të mbrojtur Berishën, por sipas saj, kjo nuk ndryshon asgjë për të ardhmen politike të ish-liderit demokrat. “E dija që këta të PD-së do bënin sparkatën mbi këtë investigim, a thua se do t’i zgjidhë problemet Sali Berisha. Ikja jote është pa kthim, Z. Berisha!”, shprehet ajo. Kokalari shton se edhe lidhjet me konsulencat pranë ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë më vlerë për Berishën, ndërsa e cilëson atë si të zhytur në “deluzion politik”. “Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën, rruga juaj është e mbyllur”, shkruan ajo. “E dija që këta të PDsë do bënin sparkatën mbi këtë investigimin që doli dje për McGonigal, a thua se do ti zgjidhë problemet Sali Berisha. Nuk e di pse Berisha refuzon të kuptojë që pak rëndësi kanë këto për atë, sepse as një konsulencë pranë Trumpit, nuk i bën më punë.  Në këtë pikë mendohem, kush është më në deluzion të thellë, Berisha apo ai i partisë së psiqikëve!! IKJA JOTE ESHTE PA KTHIM, Z. BERISHA. PA KTHIM!!!! – Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën.” – përfundon Kokalari.

McGonigal s'i zgjidh problemet e Berishës/ Evi Kokalari: “Ikja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›